MENU
klinika

Urimi i legjendës së atletikës shqiptare

Evro: Krenare për Gegën, e ngriti Shqipërinë në piedestal!

21.07.2022 - 21:55

Atletja Luiza Gega arriti një rezultat fantastik në Botërorin e Atletikës, duke zënë vendin e pestë, për më tepër rekord të ri kombëtar. Mes urimeve të shumta, që nga Presidenti i Republikës e shumë personalitete të tjera, spikat ai i Pavlina Evros, ish-atletja e famshme shqiptare.

“Luiza Gega! Vendi i pestë në botë! Nuk është pak! Ti e ngrite Shqipërinë tonë në piedestalin më të lartë! Vërtet u ndjeva e emocionuar dhe krenare tek ndiqja galopimin tënd të mrekullueshëm mes yjeve të atletikës botërore!

Sakrifica e përbashkët e jotja dhe e trajnerit Taulant Stërmasi u shpërblye më së miri. Urime dhe suksese!” – shkruan legjenda e atletikës shqiptare Pavlina Evro, që në vitet 80’ ngrinte lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Suksesi i radhës i atletes shqiptare

E pesta në botë, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar