MENU
klinika

“Fitova 75 mijë euro nga bastet”

Shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës!

22.07.2022 - 12:12

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës Alfred Sali, të cilit gjatë seancës dëgjimore iu vunë në dukje probleme në kriterin e pasurisë.

Trupa e KPK që hetoi Salin e përbërë nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, arriti në përfundimin se Sali nuk kishte provuar të kundërtën e barrës së provës.

Gjatë seancës dëgjimore Salit iu kalua barrë prove mbi mosdeklarimin e mbajtjes cash të një shumë prej 75 mijë eruosh që ai pretendonte se kishte fituar nga një kompani bastesh. Siç u relatua, Komisioni i kishte kaluar prokurorit barrë prove mbi dyshimet për “deklarim të rremë”, ndërsa përfshirja e tij në baste u cilësua si cënim i integritetit. KPK po ashtu vuri në dukje se Sali rezultoi me bilanc negativ sa i përket mundësisë për të dhënë një hua 58 mijë euro babait të tij me burim shumën e pretenduar të fituar nga bastet.

Prokurori Alfred Sali e kundërshtoi barrën e provës. Ai i tha KPK-së se kishte sjellë prova të mjaftueshme që tregonin fitimin e shumës dhe pagesën e detyrimeve për të. Sali tha në Komision se mosdeklarimi si gjendje cash ishte një keqkuptim i tij për formën e deklarimit. Ai pretendoi se ky aktivitet nuk ishte në kundërshtim me ligjin dhe as me kodin e etikës, por shtoi në një shkëmbim pyetje- përgjigje me Komicin se nëse kthehej pas në kohë nuk do ta përsëriste.

Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. /Birn

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë