MENU
klinika

"Punimet në tunelin e Llogarasë ecën më shpejt se…"

Balluku zbulon kur përfundon Rruga e Arbrit

22.07.2022 - 12:59

E deleguara e qarkut Dibër, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për dy projekte strategjike kombëtare për Rrugën e Arbrit, e cila funksionon por ka të pambaruar tunelin e Murriës që ka kaluar afatin për shkak të probleme gjeologjike si dhe për Skavicën.

“Do ta nis nga Rruga e Arbrit që është hapur pjesërisht në nëtori të 2021. Ka pasur impakt të madh, për shkak të shkurtimit të minutave që duhen për të ardhur nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas. Problematika ka ardhur për shkak të problemit gjeologjik në tunelin e Murrizit. Afati I fundit I ndërtimit ka qenë prill 2022, por është shtyrë me 17 muaj në bazë të një vendimi të marrë nga Këshilli Teknik. Ka ndryshuar dhe një pjesë të punimit, nga 3.2 km gjatësi do të bëhej 3.8, për shkak të gjeologjisë dhe baneseneve ujore. Ecuria është e mirë.

Do të bëj një krahasim me atë të Llogarasë. Për shkak të gjeologjisë së mirë, kanë ecur më shumë punimet. Qoftë gjeologjia gëlqerore dhe mungesa e baseneve ujore, në 7 muaj është bërë më shumë se gjysma e segmenteve. Në fund të muajit shkurt, Llogaraja do të ketë dritë. Në Murrizë, për shkak të problemeve, detyrimisht ecet me hapa të avashta. Pjesët e tjera vazhdon puna, brenda 17 muajve kjo vepër do të jetë e dorëzuar. Ka pasur aludime dhe propagandë. Ky projekt nuk ka asnjë shtesë fondesh.

Skavica është një nga projektet më të rëndësishme, sidomos sa I takon gjendjes aktuale të energjisë. Përveç konfliktit politik, ky është një vit që Europa po përballet me një thatësirë të parashikuar. Thënë kjo, Skavica merr rëndësi akoma më të madhe. Skavica do të jetë dhe depozita jonë natyrore”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndikimi në zhvillimin e zonave

Gati në mars, Rruga e Arbrit pa pagesë

Kontrollorët shqiptarë u zëvendësuan nga ata turq e grekë

Ministrja Balluku: Ja si erdhën dhe sa u paguan për shërbimin!