MENU
klinika

Shakira e vendosur për jetuar në USA

Pique kalon në Miami për të qenë afër fëmijëve?

22.07.2022 - 14:44

E vetmja siguri është se tashmë Shakira dhe Pique jetojnë të ndarë prej disa kohësh, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre Sasha dhe Milan, që lidhet me kujdestarinë e tyre.

Thuhet se kolumbiania i ka ofruar futbollistit një marrëveshje për ta spostuar rezidencën e saj në SHBA. Marrëveshja që Pique e ka refuzuar pa hezitim. Tashmë, mosmarrëveshja duket se është zhvendosur në SHBA.

Shakira është aktualisht në San Diego (Kaliforni) dhe një takim i ri në tokën amerikane midis ekipeve të tyre përkatëse të avokatëve është parashikuar më 4 gusht. Aty do të tentohet një marrëveshje për kujdestarinë e të vegjëlve të tyre.

Në fakt, ka nga ata që spekulojnë edhe për mundësinë që e gjithë familja të kalojë disa ditë në shtëpinë e tyre në Bahamas për të tentuar të normalizojë situatën dhe të sjellë pak qetësi te Sasha e Milan.

Në mënyrë të ngjashme, informacioni i fundit është se Pique ka menduar madje të luajë për Inter Miami, për të qenë pranë fëmijëve të tij përballë mundësisë që Shakira të vendoset në qytetin e Floridës me ta.

E gjithë kjo pak orë përpara se Real Madridi dhe Barça të takohen në Las Vegas, ku kolumbiania mund të udhëtojë me fëmijët e saj për të ndjekur takimin. Kjo ndodh edhe mes thashethemeve që e lidhin romantikisht këngëtaren kolumbiane me aktorin Chris Evans.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja merr mendimin e avokatëve

Taktika e Shakirës për t’i marrë fëmijët Pique

Futbollisti nuk tundohet nga ofertat

Shakira i jep miliona për fëmijët, Pique refuzon