MENU
klinika

Videoja e bërë virale

Shpërthen vullkani, ndeshja e futbollit nuk ndalet

22.07.2022 - 18:24

Në Europë nuk do të kishte shkuar kështu, por ne nuk jemi mësuar me disa skena apokaliptike që, në Japoni, janë në rendin e ditës. Deri në atë pikë sa një ndeshje e Kategorisë së Tretë japoneze përfundoi rregullisht, pavarësisht nga fakti se disa kilometra larg vullkani fillimisht filloi të nxirrte tym dhe më pas llavë.

Asnjë hezitim mes të pranishmëve: tifozët në stadium vazhduan të patundur të mbështesin skuadrat e tyre, ndërsa lojtarët dhe arbitri u rreshtuan në fushë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke nisur ndeshjen.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në ishullin japonez Kyūshū, kur vullkani Sakurajima filloi të nxjerrë tym dhe më pas filloi të shpërthejë. Gjithçka u parapri nga shpërthimi klasik, i cili u ndje edhe në stadiumin Shiranami, që ndodhet vetëm 22 kilometra larg malit nga i cili u ngrit menjëherë një kolonë e madhe tymi, e ndjekur nga të tjera, që ishte korniza e ndeshjes.

Në fushë ishin Kagoshima United dhe Sagamihara, skuadra që i përkisnin Kategorisë së Tretë Japoneze, që nuk kanë ngurruar aspak përpara një spektakli të natyrës sa magjepsës aq edhe i rrezikshëm.

E konsideruar si e tillë vetëm për ne perëndimorët, me sa duket, sepse në Japoni, një vend vullkanesh, është një skenar aq i zakonshëm sa pothuajse nuk vërehet më.  E lëre më të ndërpritet një ndeshje, e planifikuar rregullisht (përfundoi me fitoren e miqve të Sagamiharës 1-0).

Videoja e postuar në rrjetet sociale, megjithatë, shpejt u bë virale, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke shqetësuar shumicën e njerëzve që e kanë parë. Shpërthimi ndodhi pak çaste para se dy skuadrat të hynin në fushë, i kapur mirë nga kamerat fikse të vendosura brenda impiantit. Por asnjë nga të pranishmit nuk dukej se ishte i mërzitur, të mësuar nga ngjarjet që patjetër do të kishin shkaktuar frikë dhe panik te ne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi për martesë të tifozit

Dashuria triumfon përpara…Mourinhos