Inter është përqendruar te Nicola Milenkovic i Fiorentinës. 24-vjeçari gjithashtu është një nga lojtarët difensivë më të vlerësuar në Serie A e mbi të cilin ka shumë pritshmëri.
Ndaj, Inter ka nisur negociatat për t’ia vendosur në dispozicionin trajnerit Simone Inzaghi për sezonin e ardhshëm. Por, nëse bisedimet mes Fiorentinës dhe Inter mbyllën me sukses e mbrojtësi transferohet në Milano, atëherë klubi vjollcë do të ketë nevojën për një zëvendësues.
Dhe, sipas Il Tirreno i pari në listë për të marrë trashëgiminë e Milenkovic është Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares vuajti stolin në sezonin e parë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Roma dhe diçka të tillë e rrezikon ta pësojë edhe në sezonin e ri duke qenë se portugezi i beson treshes Ibanez-Smalling-Mancini.
Në këtë formë, Fiorentina është në ndjekje të 22-vjeçarit dhe gati për të nisur bisedimet me klubin kryeqytetas me teknikun Vicenzo Italiano që është i gatshëm të punojë me lojtarin shqiptar.