MENU
klinika

Klubet e mëdha mbeten aktive

10 lëvizjet në merkato që priten në fund të korrikut

25.07.2022 - 13:07

Java e fundit e korrikut pritet të jetë mjaft intensive në merkato, pasi shumë klube duan ta kompletojnë organikën brenda këtij muaji, duke qenë se fillimi i gushtirt përkon me nisjen e disa prej kampionateve më të rëndësishme të Europës.

Shumë operacione kanë nisur prej javësh, por disa prej tyre janë më të avancuara dhe me shumë gjasë do të mbyllen me “tym të bardhë” gjatë kësaj jave. Ja cilat janë transferimet që pritet të zyrtarizohen këtë javë:

De Keteleare te Milani – Sulmuesi polivalent belg ndiqet prej muajsh nga Maldini, që ka shkuar deri në 32 milionë euro ofertë, shumë pranë 35-ave që kërkon Club Brugge. Megjithatë koha ecën me shpejtësi për kuqezinjtë, që pritet të bëjnë një sulm final këtë javë, për të sjellë futbollistin nën urdhrat e Stefano Piolit.

Sanches te PSG – Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me mesfushorin portugez për një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon. Sot është parashikuar edhe një takim zyrtar me drejtuesit e Lille, teksa distanca mes kërkesës dhe ofertës është shumë e vogël dhe pritet zyrtarizimi.

Kim Min-Jae te Napoli – Mbrojtësi koreano-jugor do të jetë me 99% zëvendësuesi i Kalidou Kulibaly. Pas largimit të senegalezit te Chelsea, napolitanët kanë arritur tashmë marrëveshjen me Kim Min-Jae dhe Fenerbahcen, teksa këtë javë pritet të sistemohen detajet e kontratës, para se të zyrtarizohet gjithçka.

Scamacca te West Ham – Marrëveshja mes londinezëve dhe Sassuolos për transferimi ne sulmuesit italian është arritur për 36 milionë euro, plus 6 të tjera bonus dhe 10 në rast rishitjeje me çmim më të lartë të Scamaccës. Ky i fundit po negocion kontratën personale me “çekanët” dhe pritet nga ora në orë që të fluturojë drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore.

Kounde te Barcelona ose Chelsea – Londinezët arritën një marrëveshje me Sevillan për të marrë mbrojtësin francez, megjithatë Barcelona ka parakaluar në orët e fundit, pasi ka bindur vetë Kounde që të transferohet në “Camp Nou”. Diskutimet janë intensive dhe nga momenti në moment pritet kompletimi i transferimti të Kounde, që ka më shumë shanse të qëndrojë në La Liga, këtë herë me fanellën e Barcelonës.

Molina tek Atletico Madrid – Mbrojtësi anësor i Udineses pëlqehet shumë nga Diego Simeone, që e ka kërkuar me ngulm te “Los Colchoneros”. Vetë argjentinasi ka arritur akordin me madrilenët dhe ka lënë grumbullimin me friulianët, por për të shkuar te zyrtarizimi duhen sistemuar edhe disa detaje mes klubeve.

Një mbrojtës për Milanin – Kuqezinjtë duan një mbrojtës për të zëvendësuar ish-kapitenin Romagnoli, i cili u largua me parametra zero. Evan Ndicka është objektivi i parë i Maldinit, që po negocion me Eintrachtin e Frankfurtit për uljen e çmimit prej 20 milionë eurosh. Megjithatë nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejtë, atëherë kuqezinjtë do t’i hapin udhë transferimit në huazim të Tangangës nga Tottenhami.

Simeone te Napoli – Pas një sezoni mjaft të mirë me Veronën, më në fund vjen edhe hapi i madh në karrierë për sulmuesin 27-vjeçar argjentinas. Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe brenda të mërkurës Spalletti do të ketë në dispozicion zëvendësuesin e Osimhen.

Petagna te Monza – Menjëherë pas firmës me Simeonen, i hapet udhë largimit të Andrea Petagnas nga Napoli. Sulmuesi italian ka arritur marrëveshjen me Monzën, megjithatë për momentin po mbahet peng pikërisht nga firma me Simeonen.

Nuno Tavares tek Atalanta – futbollisti i Arsenalit nuk shihet me prioritet nga Arteta dhe palët janë prej ditësh në negociata intensive për ta huazuar te italianët e Atalantës. Kjo pritet të jetë java vendimtare për kompletimin e transferimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portugezit i mbyllet një tjetër “derë”

“ContraCR7”, tifozët dalin kundër Cristiano Ronaldos


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak