MENU
klinika

Los Blancos, klauzola të frikshme

Marcelo u la i lirë, Real rinovon me 3 brazilianë të tjerë

24.07.2022 - 19:32

Real Madrid ka finalizuar me sukses tre rinovime tepër të rëndësishme. Klubi spanjoll fitoi Champions League për herë të 14-të, teksa ekipi i Carlo Ancelottit siguroi edhe titullin kampion e Superkupën e Spanjës në sezonin e fundit.

Presidenti Florentino Perez ka “blinduar” tre lojtarë brazilianë: Eder Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo. Qendërmbrojtësi ka firmosur deri në vitin 2028 me rritje page.

Militao do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, shumë që mund të rritet me bonuset e përfshira, ndërkohë që është rënë dakord që klauzola e shitjes së tij të jetë 500 milionë euro!

Fabrizio Romano raporton se zgjatjen e bashkëpunimit me Realin e kanë firmosur edhe dy sulmuesit. Vinicius Junior, një ndër lojtarët më të dalluar të sezonit të fundit, do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2027.

Klauzola e shitjes së 22-vjeçarit brazilian do të jetë 1 miliard euro, njësoj si për Rodrygon, i cili ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin kryeqytetas deri në vitin 2028. Në akordin e ri është parashikuar edhe rritja e pagës sezonale për dy sulmuesit e talentuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN