MENU
klinika

Sulmuesi holandez

Barcelona merr vendimin përfundimtar për Depay

24.07.2022 - 16:09

Barcelona fitoi E Clasico-n dhe ka entuziazëm në klub, por janë disa cështje që duhen zgjidhur deri kur të mbarojë merkatoja. Dhe një ndër to është Memphis Depay, që nuk është më në planet e Barcelonës.

Skuadra katalonase ia ka bërë të qartë këtë gjë sulmuesit holandez, duke i thënë se duhet të largohet. Barcelona do t’i shqyrtojë ofertat që prekin shifrën e 20 milionë eurove.

Ardhja e Robert Leëandoëskit dhe plot futbollistëve tjerë, ka bërë që Depay të bie poshtë në hierarkinë e sulmit katalanas. Holandezi nuk është ndjerë deri më tani, por më mirë se sa të ulet në stol apo tribunë, mund të zgjedhë të largohet.