Pirroja, Skënderbeu, Ali Tepelenasi, – ja tre emra, ja tre përmbledhje të kohëve që themi t’i skicojmë shpejt, fluturimthi.
Tek i pari, duke përshëndetur triumfuesin ndaj romakëve, kartagjenasve dhe maqedonasve, do të dallonim shqiptarin e zjarrtë që i jep famë kombit të tij, që e rrëmben nga errësira që e kishte mbuluar, i zgjon atij shpirtin ushtarak, e bën gjithnjë e më luftëtar dhe të frikshëm e të vendosur nën hijen e emrit të tij të pavdekshëm, ai ia paraqet atë gjykimit të bashkohësve dhe të pasardhësve të tij.
Te tjetri, duke admiruar me nderim dhe dashuri kampionin e shquar të qytetërimit europian kundër barbarizmit aziatik, mbrojtësin e vendosur të të krishterëve kundër pushtimit sundues mysliman, do të studiojmë patriotin e virtytshëm që zgjon ndjenjën kombëtare në gjirin e shqiptarëve, formon shpirtin e tyre, u drejton aspiratat dhe kështu e lidh emrin e tij me triumfet e gjëmat e Shqipërisë, saqë ai konsiderohet si simbol i kombësisë, i lirisë dhe i lavdisë midis brezave të tij dhe atyre pasardhës.
Tek i treti, te sunduesi i fuqishëm i Janinës do të gjejmë një instinkt bujar të përzier me prirjet e tij të egra, e duke mos pretenduar fare që të justifikojmë sjelljen e tij tinëzare, është e arsyeshme që të përmendet në këto faqe e t’i kushtohen fjalë nderimi, sepse një ambicie e madhe i gëlltiti shpirtin, një mendim sublim ia torturonte mendjen: Aliu i Tepelenës, donte t’i jepte Shqipërisë, bashkim dhe pavarësi.
FB: Thënie për shqiptarët
_________________
Piktura (fotografia kryesore): Glauku i Ilirisë, merr Pirron e vogël nën mbrojtje. Pirroja në besën e Glaukut
Titulli: L’Albania
Autori: Pietro Chiara
Botues: Tipografia del giornale di Sicilia, 1869