MENU
klinika

Arsyeja

Pse duhet t’i kushtoni rëndësi shampos kur ta blini?

26.07.2022 - 08:05

Sa herë që duam të zgjedhim një shampo, blejmë gjithmonë atë që i përshtatet tipit të flokut. Sa më shumë përbërës për ushqyerjen, forcimin dhe shkëlqimin e tij, aq më intrigues duket produkti. Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që mes përbërësve që formojnë një shampo, njëri prej tyre është shumë i dëmshëm për flokun?

Nëse pyesni profesionistët, ata e dinë dhe nuk përdorin kurrë një shampo që në përbërjen e saj ka sulfate. E dini pse? Sepse sulfatet janë agjentë shumë të dëmshëm për flokun. Jo vetëm që e ashpërsojnë shumë atë, por madje i heqin vetitë e mira flokut si lagështinë, yndyrën e madje edhe pigmentin e tij.

Pra, edhe pse, sulfatet gjejnë përdorim të gjerë në industrinë e kozmetikës, ata janë një ‘armik’ për flokët tuaj. Kështu që, tani e tutje, kur të shkoni të zgjidhni shampon e përshtatshme për flokët tuaj, vëreni nëse në listën e përbërësve ka ose jo sulfate. Një shampo me këta përbërës, nuk duhet të gjendet më në raftin tuaj të higjienës.

Rikujtojmë se përkujdesja ndaj flokut është e rëndësishme, sidomos në ditët e nxehta të verës. Ajo nis duke zgjedhur shampon, zbutësin, serumin dhe maskën e duhur. Kjo e fundit nuk ka përse të jetë një produkt i shtrenjtë sepse shumë artikuj të kuzhinës ofrojnë jo vetëm mbrojtje të flokut por edhe ushqim. Një prej këtyre produkteve është majoneza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN