Të dielën e kaluar, në pistën franceze të Le Castellet, kur Fernando Alonso kaloi vijën e finishit për të 42-tën herë, vendosi një rekord të ri në historinë e Formula 1. Ai u bë piloti që ka përshkuar më shumë xhiro në këtë sport.
Kështu, pas 18 sezonesh e gjysmë në Formula 1, spanjolli Fernando Alonso ka përshkuar në total 18.672 xhiro, 11 më shumë se një tjetër ish-veteran i këtij sporti, finlandezi Kimi Raikkonen (i dyti).
Një rezultat fantastik për spanjollin e Alpine, që në total numëron 4 gara më pak se Raikkonen, por edhe ky rekord do të thuhet brenda këtij sezoni. Në vendin e tretë të më shumë xhirove të kryera në F1 është britaniku Lewis Hamilton.
Pilotët me më shumë xhiro në F1
1-Fernando Alonso, 18.672 xhiro
2-Kimi Raikkonen, 18.621 xhiro
3-Lewis Hamilton, 17.146 xhiro
4-Michael Schumacher, 16.825 xhiro
5-Rubens Barrichello, 16.63 xhiro