MENU
klinika

Can Yaman

Turqia thërret në ushtri aktorin me origjinë shqiptare

26.11.2018 - 13:55

Aktori i famshëm në Turqi, Can Yaman , i cili pak kohë më parë pranoi se është me origjinë nga Prishtina është duke hedhur hapa të rëndësishme në karrierën e tij.

Por në një kohë të tillë kur të gjithë fansat e tij prisnin me padurim ta shihnin aktorin në projektin e radhës, ai është lajmëruar gjatë së dielës se duhet të kryejë shërbimin ushtarak në Turqi.

Aktori do të nisë të kryej këtë detyrë në dhjetor të vitit 2019, i cili do të zgjas për rreth një vit të plotë, gjë që do ta bëjë të largohet për pak nga projektet filmike.

Artisti pritet që të vendoset në qytetin e Izmirit, ku do të jetë edhe këngëtari i njohur me nofkën, Edis. Theksojmë se 29-vjeçari u bë i famshëm në saje të paraqitjes në serialin filmik, “Erkenci Kus”, ku luan edhe Demet Ozdemir.

Me këtë të fundit, ai thuhet se ka filluar një romancë të re, ku janë fotografuar nga paparacët duke u ledhatuar në një klub nate.