MENU
klinika

Sportistja e burgosur në Rusi

Moska i përgjigjet Amerikës për basketbollisten

29.07.2022 - 13:37

Një ditë më parë, qeveria amerikane jepte “OK”-in e saj për të realizuar një shkëmbim të burgosurish, ku do të përfshihej edhe basketbollistja amerikane Brittney Griner.

Kjo e fundit ndodhet në burgjet ruse që prej shkurtit të këtij viti, e akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Përmes një zëdhënësi të shtypi, ka ardhur sot përgjigjja nga Moska.

Ata i kërkojnë presidentit amerikan Joe Biden që gjithçka në lidhje me këtë çështje të bëhet në mënyrë të heshtur. Amerika është gati të japë trafikantin e armëve Viktor But në shkëmbim të Griner dhe të një burgosuri tjetër, Paul Whelan. Dmitri Peskov, zëdhënesi i Kremlinit, tha:

“Të tilla çështje diskutohen pa bërë deklarata publike. Zakonisht, njerëzit mësojnë për të tilla çështje vetëm kur marrëveshja është e përfunduar. Për momentin s’kemi asnjë marrëveshje”. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme tha pranoi se bisedimet kanë nisur, por nuk ka asnjë rezultat konkret.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN