Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të mediave më prestigjioze ditët e fundit duke qenë se portugezi nuk e ka vendosur të ardhmen e tij teksa ndryshe nga Manchester United, pretendon që në sezonin e ri të luajë në Champions League.
Ndaj, së fundmi janë përmendur shumë klube si destinacione të mundshme për CR7, diçka që nuk i ka pëlqyer vetë 37-vjeçarit që nëpërmjet një postimi në Instagram, thekson se, nëse nuk do të ishte emri i tij në qendër të thashethemeve, atëherë mediat nuk do të bënin dot para.
“Është e pamundur që të mos flasin për mua çdo ditë. Megjithatë, e kuptoj, pasi në të kundërt mediat nuk do të bënin dot para, ata e dinë shumë mirë se, nëse nuk gënjejnë, atëherë nuk tërheqin audiencë. Vazhdoni kështu, ndoshta një ditë do ta qëlloni të vërtetën”, – shprehet Ronaldo në rrjetet sociale.