Armando Broja ka filluar stërvitjet e plota me skuadrën e Chelsea, madje u aktivizua edhe në miqësore me Udinesen një ditë më parë. Ai pret ende të mësojë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve apo jo, por nga dita në ditë, shtohet besimi se tekniku gjerman ka dëshirë të mbajë futbollistin.
Tashmë në Angli janë të bindur se blutë e shohin si një lojtar me shumë perspektivë Brojën ndaj do të mbajnë futbollistin e të largojnë ata të cilët nuk kanë përmbushur pritshmërinë.
Gazetari britanik Alec Cruck deklaroi për “GiveMeSport” se vetë pronari i Chelsea, Todt Boehly, nuk do të ndërhynte që të largonte futbollistin shqiptar dhe preferonte që të shihte larg skuadrës edhe emra shumë të famshëm para Brojës.
“Mendoj se Boehly po kërkon që të heqë qafe Werner, bashkë me shumë prej atyre që kanë rroga të larta. Mendoj se Boehly do të dëshironte më shumë që të mbante lojtarë si Colwill e Broja, dhe të ndërtonte për të ardhmen.
Ndërsa përfiton financiarisht nga shitja e emrave si Werner, Hudson-Odoy, emra të cilët nuk kanë përmbushur pritshmërinë, Barkley e ndoshta edhe N’Golo Kante”, theksoi gazetari i njohur britanik.