MENU
klinika

Me siguri prej djalit

Schumacher në lot kur pa zhvillimet e fundit në F1

02.08.2022 - 14:48

Shëndeti i Michael Schumacher për nëntë vitesh është në një sekret total të mbajtur nga familja. Mirëpo, së fundmi kanë nisur të dalin info për gjendjen e legjendës së Formula 1 nga miqtë e tij të afërt.

Ish-piloti gjerman ka pësuar një dëmtim të rëndë të trurit teksa ishte duke bërë ski në alpet franceze në vitin 2013. Ai përfundoi në gjendje kome për disa muaj, ndërsa më pas u dërgua në shtëpi dhe nga ajo kohë ka një heshtje totale sa u përket informacioneve.

Gruaja e tij, Corinna, e ka mbrojtur nga afër privatësinë e Michael dhe i ka ofruar atij jetë të qetë. Ndërkohë, fansave u është dhënë informacion i paktë për gjendjen shëndetësore dhe fizike të shtatë herë kampionit të botës.

Lajmet e fundit që vijnë nga Schumacher, sipas “The Sun”, janë se Schumi kishte qarë nga gjërat e bukura që ka parë për herë të parë pas një kohë të gjatë kur ka shikuar Formula 1 me njërin nga miqtë e tij të vjetër. Me siguri, është emocionuar nga pikët e para të djalit Mick.

Jean Todt, presidenti legjendar i Formula 1 dhe Ferrarit, ka thënë javën e kaluar se sa shumë e shijon shikimin e garave të Formula 1 së bashku me Schumacherin. Të gjithë shpresojnë që ta shohin Schumin në një dalje publike dhe me shëndet të plotë.