MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi

Shkëmbimi që çon Kumbullën tek Inter

02.08.2022 - 17:47

Inter duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton që lidhet me futbollistët e Kombëtares, ku pas Kristjan Asllanit dhe emri i Marash Kumbullës duket të jetë në listën e drejtuesve zikaltër.

Sipas raportimeve nga “CalcioZone.com”, Inter po mendon për mbrojtësin kuqezi për të kompletuar mbrojtjen, ku largimi i Andrea Ranocshia-s ka lënë një vend bosh i cili duhet kompletuar përpara startit të sezonit të ardhshëm.

Dy klubet duket se po punojnë për një marrëveshje shkëmbimi, me Jose Mourinhon që duket t’i ketë kërkuar Interit kartonin e Federico Di Marco-s.

Për momentin mbrojtësi italian nuk lejohet të largohet nga ana e Simone Inzaghit që kërkon një tjetër lojtar në krahun e majtë për të lejuar vazhdimin e kësaj tratative.