MENU
klinika

E miratuar më 8 korrik

Abazoviç firmos Marrëveshjen Themelore!

03.08.2022 - 10:36

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, konfirmoi të mërkurën se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve, mëngjesin e sotëm në Podgoricë ka mbërritur patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq. Vila Shtetërore Gorica, ku u nënshkrua Marrëveshja Themelore, ndodhet nën masa të rrepta sigurie nga policia.

Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

/REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mal i Zi/ Dritan Abazoviç, “Game changer”

Shqiptari që ka në dorë fatin e Qeverisë

''Ne nuk mund t’i përgjigjemi njërit-tjetrit me...''

Gjukanoviç: Si duhet t’i përgjigjemi nacionalizmit serb?

"Nuk abrogojmë ligjin që ndalon Kishën Serbe"

Partia e Abazoviç merr hapin e parë kundër filoserbëve