MENU
klinika

Investigimi i medias britanike

Bandat e trafikimit të qenieve njerëzore, reklamojnë “biznesin”: 5 500 paund, për në Angli

03.08.2022 - 12:20

Trafikantët e qenieve njerëzore po reklamojnë në Tik Tok shërbimet e tyre për të transportuar emigrantët përmes Kanalit Anglez, kundrejt shumave prej 5500 paund.

Një investigim i GB News ka zbuluar dhjetëra llogari të trafikantëve shqiptare në platformën e mediave sociale, të cilët mburren me transportimin e burrave, grave dhe fëmijëve nga Franca në Britani.

Njëri inkurajon azilkërkuesit që t’u dërgojnë një mesazh përmes WhatsApp me një numër kontakti në Mbretërinë e Bashkuar.

Një tjetër tregon gomonet mbi të cilat duken emigrantët e paligjshëm ndërsa negociojnë udhëtimin prej 21 miljesh.

1

Reklamimet që bëhen në rrjetet sociale përfshijnë datat e kalimeve, ndërsa ilustrohen edhe me foto, ku shfaqen emigrantet të cilën bëjnë edhe foto.

Po ashtu bëhet një përshkrim i udhëtimit duke filluar në Shqipëri, më pas në Bruksel në Belgjikë, përmes Francës, duke përfshirë Parisin, Lille dhe Durkerque, më pas postohet një hartë ku shfaqet deti.

Më pas reklimimi bëhet duke shfaqur fotot e monumenteve të famshme në Londër, si Toëer Bridge dhe Shtëpia e Parlamentit për të vërtetuar udhëtimin e suksesshëm.

Një mbishkrim i një klipi të postuar muajin e kaluar, i përkthyer nga shqip në anglisht, thotë: “Sot kaluam tre gomone me 60 persona nga Dunkerque, nesër nga ana tjetër.

“5,500 paund në rrugë – ne jemi grupi më i fortë në Francë.”

Një postim i ngjashëm thoshte: “Ne kemi një rrugë çdo ditë deri në fund të korrikut. Ne jemi grupi më i mirë në Francë për të kaluar njerëzit. Çmimi është 5000 £, DM për itinerarin tjetër.”

Një tjetër tha: “Vetëm për 4000 £, çfarë po pret? Niseni sot, nesër, kontaktoni ne DM.

“Linja e drejtpërdrejtë çdo ditë Francë – Angli në orën katër.”

2

Një burim që zbuloi disa nga videot i tha GB News: “Unë jam thjesht një qytetar dhe u futa në TikTok, ku nuk mund ta besoja atë që po shihja.

Është e pabesueshme që gjithçka është aty dhe mjaft e lehtë për t’u gjetur sapo të filloni të kërkoni. Nëse është kaq e lehtë për mua, atëherë pse autoritetet nuk po bëjnë diçka për këtë.”

Klipet e TikTok vijnë pasi 696 persona kaluan Kanalin me varka të vogla të hënën, numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.