MENU
klinika

Rasti Kacifas

Eurodeputetja: Rama do e paguajë shtrenjtë, t’i bllokojmë integrimin

26.11.2018 - 17:36

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, të cilën Shqipëria e ka shpallur non grata, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të paguaj një çmim të rëndë.

Gjatë një interviste për mediat greke, ajo thekson se Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjitha grekëve kudo që ata jetojnë përfshirë këtu edhe ata të “Epirit të Veriut”.

Duke folur për vrasjen e Kostandin Kaçifas, eurodeputetja qipriote thekon se grekët e “Epirit të Veriut jetojnë nën terror dhe shtypje.

“Katsifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje”, shton ajo.

Ajo beson se në “Epirin e Veriut” bëhet spastrim etnik, ndërsa i kërkon qeverisë greke që të financojë shkollat, universitetet dhe spitalet.

“Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të Epirit të Veriut, të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të Epirit të Veriut. Të rinjtë të shkollohen  në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet”, u shpreh ajo.

Ajo shprehet se pas vrasjes së Kaçifas, Greqia duhet të kishte pezulluar tashmë çdo proces integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës