MENU
klinika

Joan Laporta

“Nuk jam kumarxhi, kthej Barcelonën e madhe”

04.08.2022 - 18:34

Presidenti Barcelonës nuk beson se ai ka luajtur me fatin këtë verë. Joan Laporta qëndron prapa lëvizjeve që ka bërë Blaugrana këtë verë, pavarësisht kritikave që ka marrë nga jashtë për klubin, duke thënë se ai po luan “kumar” në tregun e transfertave.

Katalanasit kanë qenë shumë aktiv këtë afat të verës, pavarësisht situatës së tyre të tmerrshme financiare. Por, presidenti nuk mendon se ata kanë marrë ndonjë vendim të gabuar. Tani puna kryesore është për regjistrimin e futbollistëve në merkato, pasi La Liga ka rregulla të qarta.

Teksa është në SHBA, Laporta ka vizituar zyrat e gazetës së Neë York Times në Manhattan për të diskutuar biznesin e tanishëm të skuadrës, ku Barcela ka shpenzuar më së shumë, pasi përfundoi njërin prej sezoneve më të dobëta të saj viteve të fundit.

“Ishte shitja e 25 për qind e Barca Studios, një vendim, thënë sinqerisht, nuk do ta dëshiroja”, tha Laporta për The Neë York Times. “Ishte një kërkesë. Nuk jam kumarxhi, i llogaris mirë rreziqet”.

Laporta po ashtu ka folur për mundësitë e rikthimit në klub të lojtarit të tyre më të mirë te të gjitha kohërave, Lionel Messi, duke theksuar se rikthimi i argjentinasit është një gjë që mund të ndodh.

“Ndjej që kam, si president, një borxh moral për të që t’i jap atij një fund karriere sa më të mirë të mundshëm”, tha Laporta. Me vështirësitë financiare që tashmë janë dokumentuar, Barcelona i ka ndier këto efekte edhe në fushë, pasi u eliminuan edhe nga Europa League sezonin e kaluar.

Në kohën time, vendosnim pritje shumë të mëdha dhe kishim sukses. Tifozët e Barcelonës, rreth e rreth botës, diku 400 milionë, kërkojnë një nivel suksesi, fitorja është një motivim njerëzore universal” – theksoi Laporta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


9 stadiume gjermane përdorin gazin rus

Lufta prek edhe Bayern, “Allianz Arena” fik dritat