MENU
klinika

Kauza për Ukrainën

Tifozët e Romës janë unikë, 60 mijë në miqësore

04.08.2022 - 13:30

Roma është forcuar shumë në merkato, mbi të gjitha me Paulo Dybala. Verdhekuqtë kanë ambicie të mëdha për sezonin e ri në Serie A, ndërkohë që Jose Mourinho pret edhe mbërritjen e Georgino Wijnaldum nga PSG.

Merkato cilësorë ka shtuar entuziazmin te tifozët verdhekuq, të cilët kanë nxituar të pajisen me abonimet vjetore. Mbi 36 mijë tifozë kanë konfirmuar praninë e tyre në duelet që do zhvillohen në shtëpi.

Roma luan më 7 gusht në “Olimpico” një takim miqësor miqësor përballë Shakhtar Donetsk. Stadiumi do të jetë plot në sfidën ndaj skuadrës ukrainase.

Corriere dello Sport shkruan se 60 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “Olimpico”. Biletat janë shitur të gjitha dhe Marash Kumbulla me shokë po përgatiten të luajnë në një atmosferë elektrizuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


9 stadiume gjermane përdorin gazin rus

Lufta prek edhe Bayern, “Allianz Arena” fik dritat