MENU
klinika

Pyrrhus Bardyli

Faik Konica mbi gjuhët artificiale

04.08.2022 - 11:43

        Nga: Aurenc Bebja, Francë – 4 Gusht 2022

Revista katolike e artit dhe letërsisë “Durendal” ka botuar, me 1 janar 1905, në faqen n°443, një kritikë asokohe për librin e Pyrrhus Bardylit (Faik Konicës), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar.

Ese për gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale, nga Pyrrhus Bardyli. — (Bruksel, Kiessling.)


“Disa janë të përhumbur nga shpikja e një gjuhe artificiale dhe universale që do të shërbente si një mjet intelektual për të gjithë botën: volapuk, esperanto, gjuha blu.

Dr. Colombo tani na ofron latinishten komerciale. Ai jep faturat e makinave dhe verërave të shampanjës në një gjuhë krejtësisht qesharake dhe ekstravagante. Unë nuk mendoj se ai do të ketë sukses.

Z. Bardyli në librin e tij interesant, studion jetën e gjuhëve natyrore dhe, duke treguar varfërinë e gjuhëve artificiale, dëshmon se, nëse lind nevoja për një gjuhë universale, ajo do të formohet dalë-ngadalë, duke u brumosur mbi jetën, në të gjitha aspektet e saj.”

E. N.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen