MENU
klinika

E frikshme

Aksident i rëndë, piloti në gjendje kome

07.08.2022 - 09:48

Piloti britanik Gino Rea ka pësuar një aksident të frikshëm në sesionin e dytë të provave të lira të vlefshme për garën 8-orëshe të Suzuka (Japoni). Ai është operuar me urgjencë dhe aktualisht ndodhet në koma në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi në kthesën e fundit të pistës japoneze, kur ai humbi kontrollin e motorit të tij Honda, që e përplasi keq. Mësohet se impianti i frenimit pati një defekt, që shkaktoi edhe këtë aksident të tmerrshëm. Rea u dërgua me urgjencë me helikopter në spital, pa ndjenja.

Ai u operua menjëherë për të vënë nën kontroll situatën në mushkëri, brinjë dhe në kokë. Mediat japoneze konfirmojnë se kokorja e pilotit ishte shkatërruar plotësisht nga impakti i madh. Piloti ndodhet prej orësh në koma, ndërkohë që policia japoneze ka nisur një hetim për këtë incident, që mund t’i marrë jetën pilotit 32-vjeçar britanik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN