MENU
klinika

“S’më lë të këndoj Adem Jasharin”

Këngëtari shqiptar akuzon Dukagjin Lipën për arrestimin e tij

08.08.2022 - 08:30

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka bërë një deklaratë të papritur në llogarinë e tij në Facebook, ku tregon se do të performonte në “Sunny Hill Festival” por është arrestuar nga policia.

Krasniqi është i bindur se ka qenë Dukagjin Lipa ai që ka ‘urdhëruar’ arrestimin e tij, pasi nuk do ta lejonte të këndonte këngën e Adem Jasharit.

“Të dashur qytetarë. Sot më ka ndodh diçka që kurrë në jetë se kisha prit. U nisa në Gërmi në “Sunny Hill” si pjesëmarrës, pa një, pa dy, një polic zyrtar me emrin Shkëlzen Xhafa urdhëroi të më prangosin pa e ba një të keqe dhe asnjë polic tjetër nuk donte ta bëjë këtë.

Ky matrapaz edhe i dënoi disa policë pse nuk i përfillën urdhrat e tij, ky torollak qartë është paguar nga Dukagjin Lipa të më sjellë në këtë gjendje, se unë jam përçarë me Dugin se i jam betu në dy fëmijët e mi, se kam me dalë me këndu këngën e Adem Jasharit e ai është betu në tre fëmijët e tij, se nuk ka me më leju.

Nesër unë kam me dal me këndu atë këngë, le të marrë sa të dojë para Shkëlzen Xhafa, po unë kam me dalë.

Shihemi në “Sunny Hill”, Shemi, Ilirët, Xhamadanin dhe Adem Jasharin… kënga e legjendarit është hiti më i madh për momentin.

Vetëm Dukagjin Lipës i pengon.”- ka shkruar ai.

Image

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure