MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ngënia e tepërt dëmton trurin?

11.08.2022 - 11:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ngënia e tepërt dëmton trurin?

Mjeku:  Me kalimin e kohës, ngrënia e tepërt mund të dëmtojë funksionin e trurit.

Disa studime lidhin ngrënien e vazhdueshme dhe mbipesha me rënien mendore tek të rriturit e moshuar, krahasuar me ata që nuk hanë shumë.

Një studim në të rriturit e moshuar zbuloi se mbipesha ndikoi negativisht në kujtesë, krahasuar me individët me peshë normale. Thënë kjo, nevojiten më shumë studime për të identifikuar shkallën dhe mekanizmat e rënies mendore në lidhje me mbingrënien dhe mbipeshen. Duke pasur parasysh që truri juaj përmban afërsisht 60% yndyrë, ngrënia e yndyrnave të shëndetshme si avokado, gjalpë arrash, peshk yndyror dhe vaj ulliri mund të ndihmojnë në parandalimin e demtimeve mendore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.