MENU
klinika

Sekretet e holandezit

Nga uria te luksi, Depay me “valixhe në duar”

11.08.2022 - 21:51

Në bluzë mban emrin Memphis, një gjest proteste ndaj babait të tij që e braktisi. Ai është mësuar me zbritjet dhe ngjitjet, me ndalesat për shkak të lëndimeve të një karriere të jetuar në ritmin e repit.

Depay shkruan, këndon, prodhon dhe bën rep edhe në fushë, mes pengesave, arratisjeve në krah, duete me Gini Wijnaldum që i bëjnë fansat të ëndërrojnë kur Holanda është në momentet më të mira.

Në moshën 29- vjeçare, sulmuesi tashmë ka jetuar pothuajse gjithçka në futboll dhe duke shëtitur Europën: PSV, Manchester United, Lyon dhe Barcelona. Ka humbur shumë shanse, por ende jo dëshirën për të treguar zemrën e luanit, siç thotë edhe titulli i autobiografisë.

Po, sepse Memphis është një kapës ëndrre. Këtë e ka skalitur në trupin e tij dhe shumë më tepër është shkruar në lëkurën e tij. Tatuazhe, makina të bukura, zinxhirë floriri, orë të shtrenjta.

Që nga United, pak a shumë pas Kupës së Botës së Afrikës së Jugut, Memphis u fut në kategorinë e “ikonave nga geto”, edhe pse nuk vjen fare nga geto. Thjesht ka pasur një familje të komplikuar pas vetes.

Shpejt bëhet personazh dhe megjithatë është shumë më tepër se aq sepse është një lojtar fleksibël, me teknikë të shkëlqyer, i cili e gjeti veten në Lyon pas një shansi të humbur në Angli me “Djajtë e Kuq”.

ME VALIXHE – Kërkohet nga Juve, por brenda vetes ka forcën për të përballuar çdo presion. Kjo sepse ka kaluar një fëmijëri të vështirë. Në moshën 9-vjeçare u vu re nga vëzhguesit e Spartës së Roterdamit dhe madje u përjashtua nga akademia.

Megjithatë, Depay vijon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha holandeze, të cilët janë mësuar me fëmijët “e lëvizshëm”. Ajax, PSV, Fejnord do ta donin. Gjyshi i tij e udhëzon atë në zgjedhjen e tij dhe djaloshi përfundon në Eindoheven.

Aty ai rritet dhe bëhet lojtari që do të shpërthejë në Kupën e Botës 2014 nën drejtimin e Luis van Gaal, njeriu që më vonë do ta marrë tek United. Në Angli nuk shkëlqen sa pritej, por shanset për t’u ngjitur nuk kanë mbaruar.

Ndërkohë, Memphis e ndjekin dëmtimet. Protagonist në Holandën e Koeman dhe është gati të marrë komandën edhe në Botërorin e 2018-ës, me Van Gaal të rikthyer në pankinë. Ai shënoi golat e tij të parë të mëdhenj ndërkombëtarë tetë vjet më parë dhe së shpejti do të bëhet golashënuesi më i mirë i “Tulipanëve”.

Para Katar 2022 ndodhet etapa Juventus, ku Allegri do të mund ta përdorë në pozicione të ndryshme në sulm. Dhe fleksibiliteti tipik i sulmuesve holandezë do të jetë një kartë më shumë për bardhezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të luajnë në kategorinë e pestë

PSG përjashton 6 futbollistë nga ekipi i parë