MENU
klinika

Conference League

Penalltitë vendimtare, Ballkani historik, eliminohet Shkëndija

11.08.2022 - 22:54

Ballkani shkruan historinë, teksa kalon play-off në Conference League. Kampionët e Kosovës ishin shumë pranë brenda 90 minutave, por pësuan gol në fund dhe koha e rregullt përfundoi 2-1.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja kishte fituar 3-2 ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Klaksvik të Ishujve Faroe. Në kohën shtesë nuk pati më gola, ndërsa nga penalltitë kosovarët u treguan më të saktë, duke realizuar 4, kundrejt 3 të vendasve.

Edhe Shkëndija e Tetovës e ktheu në dramacitet takimin e vet në Shkup. Tetovarët barazuan 1-1 me suedezët e AIK në transfertë, ndërsa sonte po udhëhiqnin 1-0, por miqtë barazuan. Edhe kjo sfidë shkoi në shtesë. 30 minutat e shtesës nuk sollën gola. Me penallti, tetovarët humbën 3 të tillë. Vërtet mëkat ky eliminim kështu!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN