12.08.2022 - 19:38
Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë në drejtim të disa personave.
Sipas mediave fqinje, kanë vdekur të paktën 10 persona teksa janë plagosur 4 të tjerë.
Mes të vrarëve janë edhe fëmijë të mitur, por ende nuk raportohet për numrin e saktë të tyre. 4 të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Pas ngjarjes tragjike, policia ekzekutoi 34-vjeçarin me iniciale V.B. Sipas raportimeve, gjithçka nisi pas një konflikti familjar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tragjedi në Malin e Zi