Muharremi, Afrona Dika thumbon hapur në rrjetet socialeBlero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi. Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin-duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.
Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo haptazi.
Afrona festoi pak ditë më parë 30 vjetorin e saj të lindjes.
Për herë të parë pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’, të paktën këtë na la të mendonim me postimin e saj në InstaStory.
Ajo që Afrona i uroi vetes në ditën e lindjes ishte një fillim i ri.
Gëzuar për fillime të reja”, ka shkruar Afrona.
Në këtë 30-vjetor nuk mungoi as urimi i Bleros për të. Këngëtari publikoi një foto në Instastory krahas së cilës vendosi një trëndafil. Nuk e dimë nëse postimi ishte me të vërtetë për Afronën, të paktën kështu u duk.
Nuk kemi patur asnjë lloj konfirmimi nga dyshja, por Afrona vazhdon të thumbojë Bleron në rrjetet sociale.
Ditën e sotme ajo publikoi në Instastory një postim ku shkruhet: “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, duke vazhduar me mbishkrimin: “Kështu e ka jeta”.