MENU
klinika

Formula 1

Hamilton tregon arsyen pse nuk i jep vetë makinës

13.08.2022 - 11:30

Lewis Hamilton është një nga pilotët më të mirë që ka njohur Formula 1. Ndërsa në pistat e garave duket i paarritshëm, duket se 37-vjeçari nuk e bën diçka të tillë gjatë përditshmërisë në rrugë.

Duke folur për mediet e vendit të tij, britaniku theksoi se nuk e drejton vetë makinën në rrugë, pasi sipas tij, kjo gjë e streson.

“Është shumë stresuese për mua. Ka shumë, makina, drita, dhe sinjalistika. Shumë gjëra ndodhin në rrugë, plus nuk më lejojnë të eci me 300 km/h” – tha piloti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN