Biznesmeni shqiptar, 48 vjecar Edmond Bego është lënë në burg.
Gjykata në Greqi ka vendosur që 48 vjecari Bego do të qëndrojë në burg deri sa ndaj tij të ketë një kërkesë zyrtare nga vendi fqinj Italia për ekstradim.
Shërbimet e policisë të Igumenices, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhës, kanë arrestuar dje shqiptarin e shumëkërkuar Edmond Bego, 48-vjec.
Mësohet se Bego po kthehej nga pushimet ne Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.
Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Edmond
Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje ne organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.
48-vjecari njihet si miku i Aldo Bares dhe rezulton me disa emra të tjerë si Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Ai ka qenë për disa kohë edhe president i klubit të futbollit të Lushnjës.
Bego është dënuar nga drejtësia italiane për kryerjen e veprave penale të rënda, të “mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.
Por kjo ngjarje nuk kaloi pa u komentuar edhe nga politika:
Reagimi nga PD
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi sot se një trafikant ndërkombëtar droge jeton i lirë në Shqipëri dhe është i përfshirë në biznesin e ndërtimit.
Paloka tha se mbrëmë vonë u arrestua nga policia greke, Edmond Bego i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, “biznesmen i lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës”.
Pasi ngriti dyshimet se këtë shtetas e mbron socialisti Taulant Balla, Paloka i bëri thirrje gjithashtu edhe prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për moszbatimin e ligjit duke e lënë të lirë shtetasin e arrestuar duke u shprehur se heshtja e prokurorisë është mbështetje të krimit të organizuar.
Ndreu i përgjigjet Palokës
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu i është përgjigjur nënkryetarit të PD, Edi Paloka në lidhje me akuzat që ai i bëri për lidhje me trafikantin e arrestuar në Greqi Edmond Bego.
Statusi i Pjerin Ndreut
Lajthitja totale e nje force politike qe quhet PD eshte evidente. Ndresa bejne opozite, shfaqin simptoma te renda ne interpretinin e ngjarjeve te ndryshme. Te ngerthyer ne mllefin ekstrem kunder Edi Rames u eshte errur logjika dhe nuk dine cfare thone ! Ne pamundesi totale per te perballuar forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e cfare nuk thone. Rasti i nje te ashtuquajturi Mond Bega qe na qenka arrestu ne Greqi sipas PD perben arsye per t’Ju versule qeverise, Edi Rames dhe Taulant Balles se paskan ndihmuar kete te denuarin ! Po mire PS paska ndihmu Mondin sipas Palokes,te mos kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ?
Ndersa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, njeri i afert i Berishes dhe i zgjedhur prej tij kush ja beri ?! Sipas suflereve te trullosur te PD miqte e tyre i lehtesuan denimin dhe e lane te lire ne gjykate, ndresa ne PS kane faj se nuk e kapi policia ! Zoterinj, ju rrofte kontributi ju dhe derivateve tuaj ne Gjykate per t’a liru nga denimi. Aq me keq kur dhe vete autoritete greke e kane liru pasi ka tregu pikerisht konvertimet e denimeve te pjellave tuaja ne gjykate ! E kuptoni sa te lodhur jeni, e lironi vete dhe dilni ne foltore e fajesoni te tjeret ! Per cfare kapet tjetri qe ka ezauru denimin me konvertimin e gjykates e gjykatesve PD-iste ?! Me te lajthitur se kaq s’ke ku gjen ! Te fala nga selia e PD se perhumbur !
PD e akuzoi për lidhje me trafikantin Bego, reagon Balla
Po ashtu edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës se ai dhe trafikanti i arrestuar Edmond Bego kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Reagimi i Ballës
Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Lulzim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e Lulzimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale Lulzim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj.