Është folur shumë se këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora është në lidhje me 23-vjeçarin nga Egjipti, Eyal Booker, por së fundmi burime të “The Sun” kanë thënë se ata janë vetëm miq të mirë.
Eyal Booker u bë i famshëm në “reality show”-n “Love Island” dhe më pas ishte protagonist edhe në “Celebs Go Dating”.
Së bashku me Ritën, 23-vjeçari ishte i ftuar nga Vas J Morgan, ku shfaqën edhe shkëndija dashurie, por në fakt, të paktën sipas raportive të fundit, duket se nuk ka qenë kështu.
“Rita dhe Vas janë miq të ngushtë. Ajo dhe Eyali, pas njohjes dihej se do të dilnin edhe vetëm, pa praninë e askujt. Vas, Eyal dhe motra e Ritës, Elena shpeshherë i ndjekin bashkë koncertet e Ritës, duke dëshmuar se tashmë është pjesë e rrethit të saj të ngushtë”, tha një burim për “The Sun”.
Lidhja e fundit e Rita Orës ishte me amerikanin Andrew Watt dhe pas saj këngëtarja është shprehur se nuk ka kohë për një lidhje të afërt pasi është e përkushtuar në projektet e saj muzikore.
Por tashmë që albumi i saj i dytë “Phoenix” u publikua të premten e kaluar, ndoshta Rita do të gjejë kohën edhe për dashuri…