MENU
klinika

Ja si u përgjigj Fjoralba Ponari

A do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’Puthen”?

17.08.2022 - 10:16

Fjoralba Ponari është një ndër prezantueset më të dashura për publikun. Ajo shpeshherë është aktive në rrjete sociale, ku publikon foto të ndryshme.

Jo vetëm kaq por shpesh moderatorja publikon edhe rubrikën “Ask me a question”, ku i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.

Së fundmi, dikush e ka pyetur moderatoren nëse do ta prezantojë ajo “Për’Puthen”.

“A do jesh ti nën drejtimin e Për’Puthen këtë sezon”?- ishte pyetja e një ndjekësi.

“Jo” ishte përgjigja e shkurtër e Fjoralbës.

Më herët, në një tjetër “Ask”, dikush e pyeti moderatoren se si ka mundësi që ajo është gjithnjë e qeshur dhe pa halle.

Pyetje: Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh shumë ‘stress free’ pa halle, gjithmonë e qeshur

Por ja si iu përgjigj Fjoralba:

“Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, shkroi Fjoralba në postimin e saj në Instastory.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shkova 50 kilogramë, nuk ndihesha mirë”

Fjoralba Ponari flet për problemet me peshën

“Na presin gjëra të reja përtej TV”

Çfarë po përgatit Fjoralba Ponari?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!