Akuzohet se falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, arrestohet në Pikën Kufitare të Qafë Thanës 35-vjeçari, numërues votash, i cili ishte shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin: E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.