MENU
klinika

Pasi solli në jetë binjakët e saj

Çfarë vendimi ka marrë Genta Ismajli për karrierën muzikore?

19.08.2022 - 09:08

Genta Ismajli nuk ka qenë aktive sa i takon karrierës së saj muzikore që pas ardhjes në jetë të binjakëve të saj.

Mirëpo, duhet thënë se këngëtarja po e shijon mëmësinë.

Ajo ka postuar edhe foto të bebeve të saj, që janë kaq shumë të adhurueshëm.

Jo vetëm kaq por Genta së fundmi ka bërë me dije se do t’i rikthehet koncerteve të saj.

Ajo njofton se do të performojë më 10 shtator në “Vibez Festival” në Zvicër.

Më herët, këngëtarja hapi dhe llogari “Instagram”-i me emrat e binjakëve. Gjithashtu ajo zbuloi se ata quhen Icon dhe Ivy Blue.

Rikujtojmë se këngëtarja disa kohë më parë publikoi edhe një këngë në bashkëpunim me këngëtarët gjermanë Eko Fresh & Phat Crispy dhe ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është se xhirimet e klipit janë bërë pikërisht gjatë periudhës që ajo ka qenë shtatzënë.

Ajo këtë lajm e fshehu për shumë gjatë derisa para disa kohësh publikoi një video së bashku me partnerin e saj ku dhe konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.

Ashtu siç e do zakoni, para ardhjes në jetë të binjakëve ata organizuan një “baby shower” dhe Genta zbuloi foto nga eventi, por pa treguar se cilët persona kanë qenë të ftuar në gëzimin e tyre të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nënë për herë të parë

Genta Ismajli zbulon emrat e binjakëve!