Arsenal vijon me startin perfekt të kampionatit teksa në transfertë ndaj Bournemouth të besuarit e trajnerit Mikel Arteta regjistruan suksesin e tretë radhazi. The Gunners triumfuan me rezultatin 0-3, teksa i bënë një start të shkëlqyer sfidës duke kaluar në avantazh që në minutën e pestë me anë të Martin Odegaard.
Fantazisti ishte protagonist kryesor për skuadrën e tij teksa gjashtë minuta më pas tundi sërish rrjetën e kundërshtarëve, këtë herë falë një asisti të Gabriel Jesus. Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë.
Ndërkohë që në fraksionin e dytë, Granit Xhaka asistoi në rastin e golit të tretë që u shënua nga Saliba në minutën e 54-të. Një realizim që i dha fund shpresave të vendasve për një rezultat pozitiv, me Arsenal që menaxhoi më së miri minutat e mbetura të sfidës madje gjeti edhe golin e katërt, por që festa u anulua nga VAR për një pozocion jashtë loje.
Ndërsa Serie A dhuroi dy ndeshje pa gola, sfida që nisën në orën 18:30. Torino-Lazio dhe Udinese-Salernitana ishin sfidat ku nuk u shënua asnjë gol, në pritje të ndeshjeve të mbrëmjes.