Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka zbarkuar një robot të ri në Mars.
Sonda ‘InSight’ synon të studiojë brendësinë e panetit të kuq dhe ta bëjë atë planetin e vetëm, përveç Tokës, që është ekzaminuar në këtë mënyrë.
Roboti mbërriti i sigurtë në Mars pas 7 muajsh udhëtimi në hapësirë.
Pak minuta pas uljes, InSight dërgoi një “sinjal” zyrtar në NASA për të treguar se ishte gjallë dhe mirë, duke përfshirë një foto të sipërfaqes së planetit ku u ul.
“Sot, me sukses u ulëm në Mars për të tretën herë në historinë njerëzore,”-tha administratori i NASA-s Jim Bridenstine. “InSight do të studiojë brendësinë e Marsit ndërsa përgatitemi për të dërguar astronautët në Hënë dhe më vonë në Mars.”
InSight, ose Exploration Interior do të eksplorojë një pjesë të Marsit për të cilën ne dimë shumë pak, brendësinë e saj.
Ai u lëshua më 5 maj dhe do të qëndrojë dy vite në planetin e kuq.
Anija me robotin InSight fluturoi për pothuajse 500 milionë kilometra, teksa ndiqej nga dy satelitë kuboidë, të cilët do të japin të dhëna për robotin.