MENU
klinika

Premier League, Java 3

Haaland rikthehet te goli, City shmang humbjen

21.08.2022 - 19:29

Manchester City është ndalur në javën e tretë, madje ka rikuperuar dy gola në transfertë me Newcastle, me rezultatin që përfundoi 3-3. Haaland u rikthye me gol, por në fund shpërdoroi një mundësi për golin e fitores.

Një ndeshje e bukur që ka nisur menjëherë me gol dhe është shënuar nga besniku i Guardiola-s, Gundogan! Por, për të parë golin duhet të shohim aksionin dhe të admirojmë Bernardo Silva. Një manover spektakolare e portugezit.

Megjithatë, “qymyrxhinjtë” reagojnë dhe e bëjnë me personalitet, shpejtësi dhe ritëm! Të frymëzuar nga Saint-Maximin, që është një shigjetë në krah, në fillim Almiron dhe më pas Willson brenda 10 minutash do të permbysin ekipin e Pep Guardiola-s.

Në pjesën e dytë, Manchester City do të pësonte sërish. Kieran Trippier realizon një supergol nga goditja e dënimit, për të cuar shifrat në 3-1. Manchester City nuk u shokua dhe mori kontrollin e lojës, duke arritur të barazojë shumë shpejt rezultatin.

Fillimisht, ishte Haaland ai që shënoi për të cuar shifrat në 3-2, ndërsa Benardo Silva, barazoi gjithcka në 3-3 pas një asisti perfekt nga De Bruyne. Sfida u mbyll e barabartë, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN