MENU
klinika

Këshilla

Gabimi i madh që bëni kur gatuani pulë

27.11.2018 - 19:55

Ka një milion gjëra të vogla për t’u shqetësuar kur përgatisni një drekë apo darkë mikpritëse, por ka një hap të vetëm që duhet ta shmangni seriozisht kur gatuani pulë!

Mos e lani asnjëherë këtë të fundit para se ta zieni apo ta fusni në furrë.

Kjo tingëllon kundërshtuese me atë ç’ka kemi besuar deri më tani, por larja e një gjeli apo pule të papjekur mund të spërkasë patogjenë, si salmonella, në sipërfaqet e tjera të kuzhinës, sipas United States Department of Agriculture.

Kjo do të thotë që po shpërndani më shumë baktere në kuzhinën tuaj, gjë që mund të çojë në helmimin e ushqimeve të tjera. Sipas një studimi të Universitetit Drexel, kur ju lani pulën, bakteret e lartëpërmendura shpërndahen kudo përreth jush.

Ky proces quhet aeroizolim. Nëse listeria apo salmonella arrijnë të futen në gjakun tuaj, ju jeni të rrezikuar të humbni jetën.

Edhe nëse ju i mbijetoni një infeksioni të tillë, ju mund të merrni Campylobacter një bakter që shkakon diarre, të përziera, të vjella, dehidratim.

Mënyra më e mirë për të shmangur këtë është ta zieni pulën e lëngun e parë ta derdhni ose të piqni direkt në furrë, sepse vetëm temperaturat e larta mund të vrasin bakteret dhe jo uji i rubintetit.

Gjithashtu sigurohuni që të lani me ujë të nxehtë, sipërfaqen e dërrasës dhe banakun për të shmangur ndotjen e mëtejshme.