Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj PM janë një nga çiftet më të komentuara dhe më të pëlqyer në media. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.
Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romacën e tyre dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për ta.
Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë ka bërë që ndjekësit të jenë kureshtarë dhe të zbulojnë detaje rreth çiftit.
PM ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet nga më të shumtat ishin në lidhje me Sarën dhe romancës mes tyre.
Një ndjekës e ka pyetur ish-banorin se përse nuk publikon foto me blogeren dhe t’i tregojë botës se e don shumë.
“Përse nuk nxjerr foto me Sarën për t’i treguar botës sa e do”– shkroi ndjekësi, ndërsa Pajtimi nuk ka nguruar të japë përgjigjen e ëmbël:
“E din ajo se unë e dua pa foto fare, kështu që nuk ka nevojë për të publikuar foto që t’i tregoj sa e dua sepse ajo e din sa e dua unë”.
Rikujtojmë se Berisha ka folur disa kohë më parë se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.
Sipas saj është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate por nuk nguroi të shtonte se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre.