Blerja dhe gjetja e artikujve unikë mund të kthehet në një veprimtari shumë argëtuese. Në fakt, shumë njerëz mendojnë se i gjithë procesi i blerjes së rrobave të përdorura mund të krijojë në një mënyrë, varësi.
Së pari, kursen *shumë* para
Kujt nuk i pëlqejnë uljet, çmimet e lira apo të kursejnë para? Në një vend ku shiten rroba të përdorura, ju i keni të gjitha këto. Shto këtu faktin se shpesh mund të gjeni firma autentike, luksoze dhe veshje të veçanta.
I gjithë ky proces na jep një ndjesi shpërblyese.
Për më tepër, numri i artikujve që mund të bleni me një shumë të caktuar parash, mund të jetë shumë herë më i madh se ç’do të blinit, nëse do bënit pazar tek një butik me veshje të reja.
“Emocioni” i zbulimit
A keni qenë ndonjëherë në një gjueti thesari? Shpesh gjetja e një bluze të vetme, mund të ndihet si gjetja e një thesari. Sidomos kur “thesari” kushton sa kafja e mëngjesit.
Bëni një bilanc të garderobës suaj:
– Sa prej rrobave që keni, kanë qenë të përdorura më parë?
– Mos ndoshta keni një pirg me blerje “të përdorurash”, por që nuk po i përdorni as ju?
– I keni ruajtur në një kohë afatgjatë blerjet tuaja?
– A blini ndonjëherë diku tjetër përveç dyqaneve me rroba të përdorura?