Asnjëherë, një poet nuk ka qenë aq i vendosur për dobinë e vargut, sa Nazim Hikmeti. Ai u edukua me gjuhën e aristokracisë, turqishten, zbuloi, modeloi dhe rinovoi gjuhën popullore, duke e bërë të fuqishme dhe të aftë për të transmetuar atë qartësi mendimi me të cilën poeti është përpjekur gjithmonë të farkëtojë veprën e tij. I dashuruar me tokën e më shumë me lirinë, ai arriti t’i rrëmbejë vetë Ataturkut, diktatorit novator të Turqisë, pohimin: “Ai është poeti më i madh turk, mëkat që është komunist”. /Konica.al/Dhe ai ishte vërtet komunist. I stërvitur në Moskë (“qyteti i bardhë i ëndrrave të mia më të lumtura”) në vitet e para verbuese të revolucionit sovjetik, por, siç e quajti dikush më vonë, një komunist romantik, ku mbiemri, jo përçmues, bie në sy të mprehtë që prek një akordim të madh të emocioneve njerëzore.
Unë jam mes njerëzve
i dua njerëzit
e dua veprimin
e dua mendimin.
E dua luftën time,
je një qenie njerëzore
në luftën time.
Të dua.
Poet i dashurisë për jetën, për luftën, por edhe poet i dashurisë që jetoi me pasion. Në kompozimet kushtuar dashurive të mëdha që i kanë dhënë thellësi dhe gëzim një jete jo rrallë pa andralla, mund të dëgjohet, duke e parë nga afër, jehonën e largët të vargjeve të mikut të tij, Pablo Neruda:
Ti je skllavëria ime
ti je liria ime
je mishi që më digjet
si mishi i zhveshur i netëve të verës
ti je atdheu im
ti, me reflektimet e gjelbra të syve të tu
ti, e epërme dhe fitimtare
je malli im
për të ditur se je
e paarritshme në të njëjtin moment
kur të shtrëngoj ty.
Poezia e Hikmetit është një poezi e kuptueshme për të gjithë. Një nga mburrjet e Hikmetit është se ai ishte – dhe është – i kuptueshëm nga të gjithë. Kishte një aftësi të lindur komunikuese që e shtynte të krijonte marrëdhënie të ngrohta dhe domethënëse me ata që e takonin në burg dhe jashtë. Paraburgimi i gjatë i dëmtoi shëndetin. Sigurisht, që nuk ia dobësoi gjenialitetin, projektin e tij poetik, aq më pak dëshirën e tij kokëfortë për të qenë në kontakt me botën e jashtme. Ndonjëherë, në momentet më të vështira të paraburgimit, lapsi dhe letra mohoheshin. Kështu, ai po i bashkërendonte mendërisht kompozimet, të cilat më pas bëri që atyre pak vizitorëve që lejoheshin ta vizitonin në burg, t’ua mësonte përmendësh. Angazhimit të fortë civil në emër të një ideali të Turqisë së lirë dhe demokratike, iu shtua një aktivizim i gjallë në favor të zgjimit të kulturës sovjetike që kishte rënë pre e burokracisë staliniste. Një poet për t’u njohur dhe nderuar, jo për t’u përkujtuar. Përkujtimi është diçka e lehtë dhe të jep përshtypjen se është bërë për pak dhe kjo do të përfaqësonte tradhtinë ekstreme ndaj veprës së Hikmetit, i cili me durim ka mbjellë ullinj për të mirën e të gjithëve./Konica.al
Merreni seriozisht
por seriozisht deri në atë pikë
që në moshën shtatëdhjetë vjeçare, për shembull, do të mbillni ullinj
jo që t’u mbeten fëmijëve tuaj,
por sepse nuk do besoni te vdekja
edhe nëse i frikeni,
dhe jeta do të peshojë më shumë në peshore.
Sepse me botën e me jetën nuk ngopemi kurrë. Nazim Hikmeti mundi ta nxirrte poezinë turke në krye të artit letrar, duke shprehur ndjenjat kolektive me fjalë të arritshme drejtpërsëdrejti nga njerëzit, duke i dhënë fund kështu divorcit të ruajtur prej shekujsh mes magjepsjes dhe shumicës dërrmuese të kombit. Falë tij, i ndjekur shpejt nga Orhan Veli, poezia turke shkëputet nga fusha e gjuhës intelektuale për t’iu afruar këngës popullore. Nazim Hikmeti, një dishepull i Majakovskit, prishi të gjitha traditat dhe zakonet me vargun e lirë, duke revolucionarizuar në të njëjtën kohë formën dhe gjuhën, rinovuar temat, si me diçka që ngjall vrullin e Majakovskit dhe brishtësinë e Garsia Lorkës.
Poezia e Hikmetit thuajse kurrë nuk flet për një dashuri të thjeshtë, në fjalët e tij nuk ka lumturi naive. Përkundrazi, njeriu shpesh ndjen peshën e jetës: peripecitë që të largojnë, keqkuptimet që të ndajnë, vërvitjet dhe rrëzimet./Konica.al