23.08.2022 - 23:35
Ka ardhur momenti i shumëpritur për Thomas Strakoshën. Gardiani shqiptar ka debutuar si titullar me fanellën e Brentford në ndeshjen e EFL Cup ndaj Cholchester ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-2.
Strakosha tregoi personalitet në fushë, duke justifikuar më së miri besimin e stafit teknik. Shqiptari ishte protagonist me pritjet e tij, teksa arriti t’i neutralizonte 4 goditjet në portë të vendasve.
Falë këtij triumfi Brentford arriti të siguronte një biletë për në raundin e 1/16 të Kupës. Për sa i përket Strakoshës, portieri shpreson që falë këtyre paraqitjeve të shkëlqyera të arrijë të fitojë dhe vendin e titullarit në kampionat.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
CR7 i theu telefonin një 14-vjeçari