MENU
klinika

CR7 i theu telefonin një 14-vjeçari

“Ronaldo arrogant, nuk na ka kërkuar falje”

23.08.2022 - 18:35

Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një periudhë aspak të lehtë. Futbollisti u gjobit për rastin e 9 prillit, kur një tifozi të ri të Everton ia përplasi telefonin përtokë dhe i lëndoi dorën me këtë rast.

Për këtë gjest, Policia e Merseyside e gjobiti futbollistin e Manchester Unitedit, por duket se nuk ka marrë fund gjithçka këtu. Sarah Kelly, nëna e djaloshit 14 vjeçar, i cili është autik, ka dhënë një intervistë për median britanike “Mirror”.

Ajo ka shpjeguar që portugezi nuk ka ofruar të paktën për t’ia blerë një telefon tjetër, për ta ndërruar atë të thyerin, e aq më pak të kërkonte falje për këtë veprim. Madje, pas këtij rasti, kanë arritur disa mesazhe aspak të mira në drejtim të saj dhe të djalit për rastin me Ronaldon.

“Kam frikë të dal nga shtëpia. Po na shohin si kriminelë dhe Ronaldon viktimë të pafajshme”, ka thënë zonja angleze. Djali i saj pësoi enjtje të dorës nga shuplaka që ia kishte dhënë 37 vjeçari dhe zonja Kelly është e gatshme ta ndjek rrugën e gjyqit kundër Ronaldos.

“Në telefonatë nuk i është referuar kurrë djalit tim duke e thirrur në emër. Thoshte vetëm ‘djaloshi’. Më pas thoshte: ‘E di që djaloshi ka probleme’. Unë i jam përgjigjur: ‘Nuk ka probleme, ka paaftësi. Problemi je ti’”, – tregon nëna e tifozit të Evertonit.

“Më pas, ai më tha: ‘Më vjen keq’, dhe më pas vazhdoi: ‘Nuk kam bërë asgjë keq, pasi nuk e kam goditur, vrarë apo gjuajtur me grushte askënd’”, – deklaronte Ronaldo

Në vazhdim, Ronaldo i kishte thënë zonjës: “Nuk dua që kjo çështje të përfundojë në media apo në gjykatë. Unë e kam një ekip të mirë të avokatëve dhe do të fitoj”. Dhe zonja Kelly në fund tha: “Ai më tha se di se si të manipulojë me median”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN