28.11.2018 - 09:32
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur për të uruar shqiptarët kudo që janë për festën e Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit me një poezi recituar nga dy nxënëse shqiptare në Dacaj të Rozhajës.
Vargjet e poezisë kanë një mesazh të fortë:
Gjithmonë shqipja na mësoi si të mbrojmë gjuhë, komb e atdhe
Si ta zhdukim robërinë dhe të kemi ne lirinë
Shqiptarët me flamurin, liri e shtet gëzofshi përjetë
Me fat 28 nëntori viti 1912
Mesazhi i Metës
Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prizren, Kosovë
Në 28 nëntor do të zbulohet mozaiku i Skënderbeut
Postimi i Ramës