Milan është rikthyer te fitorja pas barazimit në Bergamo me Atalantë, duke mposhtur 2-0 në “San Siro” ekipin e Bologna-s. Vetëm Napoli mund t’ia marrë kreun kuqezinjve pas përfundimit të javës së tretë.
Milani i ka mbyllur 45′ e para me avantazhin 1-0 falë golit të shënuar nga Rafael Leao, por skenën e ka marrë talenti belg De Ketelaere. Për futbollistin që kushtoi 35 mln euro kishte tepër kuriozitet për ta parë nga fillimi, pasi kishte debutuar dhe luajtur dy ndeshjet e mëparshme si zëvendësues. Ai dha asistin e golit të parë.
Milan vijoi lojën e mirë edhe në pjesën e dytë dhe u shpërblye në minutën e 58-të. Kësaj here është Leao në rolin e shërbyesit dhe finalizon Giroud. Edhe pse kishte shumë minuta deri në përfundim, nuk u shënua më.