MENU
klinika

Prapaskena e merkatos

Si ndikoi Rangnick te Tuchel për të mos marrë Ronaldon

28.08.2022 - 09:38

Një nga destinacionet e mundshme të Cristiano Ronaldos në këtë merkato, ishte edhe klubi i Chelsea. Pronari i ri i “Bluve të Londrës”, Todd Boehly ishte i gatshëm të investonte tek luzitani, për t’i dhënë edhe më shumë bujë startit të tij si numri një i Chelsea.

Megjithatë, ai që nuk ishte i bindur tërësisht për Ronaldon në Stamford Bridge, mbetej tekniku Thomas Tuchel. Gjermani ishte skeptik për përshtatjen e 37-vjeçarit me idetë e tij mbi futbollin.

Ndaj mori edhe një këshillë nga Ralf Rangnick i cili punoi sezonin e shkuar me CR7 te Manchester United. Ish-tekniku i “Djajve të Kuq” duket se ndikoi drejtpërdrejt më pas në vendimin e Tuchel për të kundërshtuar presidentin Boehly mbi transferimin e Ronaldos.

Kjo pasi Ragnick i theksoi Tuchel se Cristiano Ronaldo nuk do të merrte pjesë në presingun që duhet të zhvillojë skuadra për të rifituar topin dhe se në këtë aspekt të lojës sulmuesi ishte “dembel”. Një aspekt që sipas Rangnick, Ronaldo kishte “çaluar” edhe në një moshë të re, ndërsa tashmë nuk mund t’i kërkoje një lëvizhmëri të lartë në fushë.

Në këtë formë, analiza e Rangnick, iu shtua edhe vetë dyshimeve paraprake të Tuchel dhe në këtë formë, bordi i Chelsea vendosi të marrë në konsideratë idetë e teknikut gjerman dhe të hiqte dorë përfundimisht nga transferimi në Londër i Cristiano Ronaldos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I jep dritën jeshile menaxherit

Cristiano Ronaldo pranon të kalojë te Napoli


“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi