MENU
klinika

Flitet për ‘plan pushtimi të Turqisë’ nga…

Mediat greke, jehonë deklaratës nga eksperti i terrorizmit

29.08.2022 - 10:46

Mediat greke i kanë bërë jehonë një deklarate të bujshme të bërë për rrjetin CNN Turk, nga një ekspert turk për sigurinë dhe terrorizmin i quajtur Coskun Basbug.

Sipas Protothema, ky ekspert ka “parashikuar” një sulm ushtarak nga forcat amerikane kundër Turqisë, nëpërmjet bazës në Greqi në portin e Alexandroupolis.

“Pretendimet e tij kundër Greqisë dhe SHBA-së u bënë gjatë analizës së tij në CNN Turk për tensionet në rritje midis Greqisë dhe Turqisë.

Duke folur në rrjetin CNN Turk, dhe jo në ndonjë stacion televiziv periferik, Basbug shkoi aq larg sa pretendoi në mënyrë sfiduese se SHBA po përdor Greqinë për të goditur ushtarakisht Turqinë”, shkruan media greke.

“Këtu Amerika po përgatitet të sulmojë Turqinë, ka një plan sulmi, ka një plan prapaskenash për një përpjekje pushtimi. Prandaj folëm shumë për Aleksandropolisin dhe u fokusuam në të. Sepse në rast se Turqia kryen një operacion ushtarak, drejtimi i parë i afrimit nga toka është kjo zonë që po diskutojmë”, citohet të ketë thënë gjatë një debati në studion e CNN turk eksperti, duke pasur përpara hartën me prezencën amerikane në tokën greke.

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore

Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë

Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI!